Skuadra e Seria A, do të veshë fanella të gjelbërta, për nder të vikitimave të tragjedisë
Skuadra e Seria A, Torino, do të veshë fanella të gjelbërta për nder të viktimave të tragjedisë të një viti më parë, kur lojtarët e Chapecoense, pësuan tragjedi ajrore.
Lojtarët e Chapecoense po udhëtonin në Kolumbi, që të përballën me skuadrën Atletico Nacional, në kuadër të finalës të “Copa Sudamericana”, por ajroplani u rrëzua ku mbetën të vdekur 71 persona, aty ishin lojtarë dhe anëtar të skuadrës braziliane, transmeton Periskopi.
Shumë skuadra ngushëlluan skuadrën braziliane, Barcelona i ndihmoi me para etj. Ndërsa, Torino, e cila pati një tragjedi të ngjajshme në vitin 1949, do të veshë, fanella të gjelbërta, në nderim të lojtarëve të vdekur të Chapecoense.
Në vitin 1949, në ajroplan të skuadrës italiane ishin 31 persona, ndërsa në bord ishin edhe 18 lojtarë të ekipit, në vitet e 40-ta, Torino ishte një superfuqi në ligën italiane, por pas tragjedisë ata nuk kanë arritur që ta kthejnë këtë dinjitet.
Torino, do të luaj të shtunën kundër Atalantas, dhe pikërisht ky takim do të jetë ku “Toro” do të i veshë këto fanella të gjelbërta. /Periskopi



