Skuadra më e trofeshme afrikane, historia e ekipit kombëtar të Egjiptit

Skuadra më e trofeshme afrikane, historia e ekipit kombëtar të Egjiptit

Ekipi kombëtar i Egjiptit në futboll ndryshe njihet edhe si “Faraonët”. Ekipi i parë kombëtar i futbollit egjiptian u formua në vitin 1920 për të konkurruar në Olimpiadën Verore në Belgjikë.

Egjipti është vendi më i suksesshëm në kontinentin e Afrikës, i cili ka fituar Kupën e Kombeve të Afrikës për shtatë herë. Aktualisht ndodhet në vendin e nëntë në renditjen botërore të FIFA-s, duke e bërë ekipin një nga vetëm tre skuadrat kombëtare afrikane që janë në dhjetëshen e parë në botë.

Deri më tani, vetëm dy herë ka mundur të kualifikohet në Kupën e Botës (në vitin 1934 dhe 1990), duke dështuar të fitojë një ndeshje në të dyja rastet.

Ekipi kombëtar i Egjiptit ishte skuadra e parë afrikane dhe e Lindjes së Mesme që është kualifikuar në Kupën e Botës.

Më 8 tetor të vitit 2017, Egjipi u kualifikuar për Kupën Botërore të 2018, paraqitja e tyre e parë për 28 vite mungesë dhe e treta në përgjithësi.

Shumica e lojtarëve të Egjiptit luajnë për ekipin kampion egjiptas Al Ahly, duke përjashtuar yllin e nënkampionit evropian të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Aktualisht, kombëtarja egjiptase drejtohet nga trajneri argjentinas, Hector Cuper, i cili më herët kishte drejtuar ekipe si Valencia dhe Inter, shkruan Periskopi.

23 lojtarët e përzgjedhur për Kampionatin Botëror 2018 që do të mbahet në Rusi janë:

Portierët: Essam El Hadary (Al Taaëoun/KSA), Mohamed El Shenaëy (Al Ahly), Sherif Ekramy (Al Ahly).

Mbrojtësit: Ahmed Fathi (Al Ahly), Saad Samir (Al Ahly), Ayman Ashraf (Al Ahly), Ahmed Hegazi (Ëest Bromëich Albion/ENG), Ali Gabr (West Bromëich Albion/ENG), Ahmed Elmohamady (Aston Villa/ENG), Mohamed Abdel-Shafi (Al Fateh/KSA), Omar Gaber (Los Angeles/USA), Mahmoud Hamdy (Zamalek).

Mesfushorët: Mohamed Elneny (Arsenal/ENG), Tarek Hamed (Zamalek), Sam Morsy (Ëigan/ENG), Mahmoud Abdel Razek (Al Raed/KSA), Abdallah El Said (Al Ahly), Mahmoud Hassan (Kasimpasa/TUR), Ramadan Sobhi (Stoke City/ENG), Amr Ëarda (Atromitos/GRE), Mahmoud Abdel-Moneim (Al Ittihad/KSA).

Sulmuesit: Mohamed Salah (Liverpool/ENG), Marëan Mohsen (Al Ahly).

Vlera e lojtarëve në total është 196, 88 milionë euro me Salah që kushton 150 milionë euro.

Egypt World Cup Fixtures, Squad, Group, Guide

Gjasat për të fituar garën më të madhe në botë janë thuajse të pamundura. Gjithashtu edhe kalimi i grupeve është minmal.

Si pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror 2018, Egjipti është pjesë e grupit A, ku do të ndeshet me Rusinë, Arabinë Saudite dhe Uruguayn./Periskopi/

Shpërndaje në: