Skuadrat italiane të “çmendura” pas futbollistit kosovar

Skuadrat italiane të “çmendura” pas futbollistit kosovar

Arbër Zeneli ka përfunduar në orbitën e disa klubeve italiane, kjo falë paraqitjeve mjaft të mira që mesfushori me tipare ofensive ka bërë në Holandë me Herenvenin.

Së bashku me Sam Larson, janë dy nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën dhe ofertat për ta janë të shumta, si nga brenda Holandës, ashtu edhe nga jashtë.

Për Zenelin ka një interesim nga ana e Lazios, por jo vetëm, pasi edhe Torino e Genoa janë të interesuara për lojtarin e Kosovës, që më patë ka dalë kampion Europe me Suedinë U 21.

Shpërndaje në: