Skuadrat nga Superliga i rezistojnë të ftohtit, nisin stërvitjet
Shumica e skuadra nga Superliga kanë nisur stërvitjen për sezonin pranveror.
Ani pse në vendin tonë po mbretëron një klimë tejet e ftohtë, skuadrat kanë vazhduar me planin e tyre, shkruan Periskopi.
Kampionati me gjasë do të fillojë në fillimin e muajit mars, ndërsa paraprakisht do luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, më saktësisht me 9 shkurt.
Liderët e sezonit vjeshtor, Prishtina sot njoftoi se ka filluar përgatitjet në fushë të mbyllur, për shkak të motit që është jashtëzakonisht i ftohtë.
Drenica e Ballkani janë skuadrat tjera që njoftuan se kanë filluar stërvitjet.
Po ashtu, Gjilani, Drita, Feronikeli dhe Liria njoftuan që kanë nisur përgatitjet për sezonin pranveror.
Ferizaji, që ka probleme serioze financiare, Trepça ’89, Flamurtari dhe Kek-u janë skuadrat e vetme që nuk kanë njoftuar në faqet zyrtare që kanë nisur punën për gjysmën e sezonin tjetër. /Periskopi



