Skulptorja Allah i bën statujë Salahut: Del edhe më e keqe se e Ronaldos
Një statujë e futbollistit të Liverpoolit Mohamed Salah është publikuar në vendin e tij Egjipt, duke ngritur krahasime me statujën e përqeshur të Cristiano Ronaldos, shkruan The Guradian, përcjell në shqip Periskopi.
WTAF?!! Salah statue manages to be worse than last years Ronaldo bust pic.twitter.com/F6k47JmMe1
— Mike (@M1KE_LFC) November 5, 2018
Statuja e paraqitur në Sharm el-Sheikh tregon Salahun, që vitin e kaluar e bëri rekordin e golave në Premier League, me mënyrën e famshme të të festuarit.
Por, statuja nuk ka qenë aq e lavdëruar duke qenë se ngjashmëria me pamjen reale fizike të Salahut është mjaft larg.

Një gjë të tillë, e mohon skulptorja Mia Abdel Allah e cila thotë se ka qenë e frymëzuar gjatë punës së saj. “Mendoj se është e mirë, dhe në të njihet futbollisti.” /Periskopi



