Skulptura të mrekullueshme të bera vetëm nga akulli (Foto)
Që nga Kandaja e deri në liqenet e Siberisë artistë nga mbarë bota janë mbledhur për të punuar me një material të pazakontë, akullin, dhe po krijojnë skulptura të ndryshme, raporton Periskopi.
Artisti amerikan Jim Denevan krijon modele gjeometrike në siperfaqe në mbarë botën, ai në këtë foto ka gjurmuar rrethet në liqenin e ngrirë në Baikal të Siberisë.
Ndërsa Sean Yoro kishte perdorur imazhe të fytyrës mbi akullin e shkrirë për të rritur ndërgjegjësimin në ndryshimet klimatike që po ndodhin.
Anish Kapoor këtë vit ishte ftuar për të dizejnuar një shtëpizë të ngrohtë, në Winnipeng të Kanadasë në një garë të arkitekturës, e tërë shtëpiza është e bërë nga blloqe te akullit.
Të tjerë artistë i përdorin këto skulptura edhe për të sjellur risi, ngjajshëm sikur brazilian Nele Azevedo që bëri figura të njerëzve të ngrirë në sallën e koncertve në Berlin.
Alex Chinneck krijoi një pemë krishlindjesh 6 metra te gjatë të dekoruar me 1.200 drita brenda një kubi me akull.
/Periskopi/








