Anëtari më i ri i PDK-së që iku nga LDK-ja publikon teza interesante në Facebook

Anëtari më i ri i PDK-së që iku nga LDK-ja publikon teza interesante në Facebook

Anëtari i PDK-së, deri vonë i LDK-së, Armend Ibrahimi, ka shkruar në Facebook një shkrim përplot instruksione se si duhet të ndërtohet me qeveria e re dhe duke dhënë vlerësimet e tij për secilën parti veç-e-veç, me bindjen se dikush do ta dëgjojë dhe do të bëhet ashtu.

Ai ka hedhur vner ndaj LDK-së e Isa Mustafës, të cilin e këshillonte si kryeministër, duke thënë se në këtë parti duhet të pensionohen shumë zyrtarë.

Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje redaktoriale:

Tash: Ramush Haradinaj Kryeminister (Shperndaje)

Te dashur miq ju kujtoj se:

Kam denoncuar vjedhjen (manipulimin) e brendshme te votave nga LDK;

I’u kam informuar se KM do te jete Isa Mustafa pak para se te behej VLAN;

Kam dhene doreheqje si Keshilltar i Kryeministrit (nga Qeveria) qe dha doreheqje (te detyruar) 1 vit pas doreheqjes time;

Dhe u largova nga partia e dominuar nga ata qe i urrejne GRATE dhe te RINJTE;

Tash: Ramush Haradinaj Kryeminister

– PDK si parti qe kultivoi dhe ruajti unitetin nacional, kontinuitetin institucional dhe partneritetin nderkombetar; eshte gati per reforma substanciale qe do ti garantojne lidershipin shteteror dhe primatin si Qender e Djathte ne Kosove.

– Vetvendosjen e obligon vota (aksidentale) qe tutje ta vendos “krevaten” dhe ta PRANOJ REPUBLIKEN. Bashke me miq do te kujdesemi te ia mesojme kulturen dhe sjelljen demokratike parlamentare duke i hapur rruge qe ne te ardhmen te perfshihet ne qeverisjen e vendit.

– LDK domosdoshmerisht duhet te pensionoj (disa te pensionuar para 1 dekade) dhe te filloj luften e brendshme (te cilen shpresoj ta fitojne te rinjte – sepse ata e meritojne); keshtu do te plotesohej kerkesa e elektoratit te mrekullueshem qe e ka (qe e pati).

Do te behet liberalizimi i vizave – Te gjithe qytetaret e Kosoves do te fuqizohen – SERBIA EKSTREMISTE LE TE SHPORRET (nese vazhdon ne frymen e Rusise)

Ne besojme ne DEMOKRACI – sic besojme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Une nuk jam kandidat – thjeshte e dua Kosoven

Shpërndaje në: