Intervista e Stephen Hawking për The Guardian

Intervista e Stephen Hawking për The Guardian

Sot më 14 mars 2018 u kumtua vdekja e fizikanit të mirënjohur Stephen Hawking [76 vjeç]. Ai kishte qenë në gojën e plot njerëzve, sidomos në debatet e pashterrshme mes ateistëve dhe teistëve lidhur me ekzistencën e zotit.

Hawking ka lindur në Oxford të Anglisë, më 8 janar 1942. Periskopi iu sjell të përkthyer një intervistë të shkurtër të bërë nga gazeta e njohur Guardian në vitin 2011.

INTERVISTUESI

Cila është vlera nëse e dimë “pse jemi këtu”?

HAWKING

Universi qeveriset nga shkenca.  Por shkenca na mëson se nuk mund të zgjidhim ekuacionet, direkt nga abstraktja. Na duhet të përdorim teorinë efektive të seleksionimit natyrër të Darwinit të atyre shoqërive që është më e mundshme të mbijetojnë. Iu japim atyre vlerë të lartë.

INTERVISTUESI

A është ekzistenca jonë krejt e rastësishme?

HAWKING

Shkenca parasheh se shumë lloje të ndryshme universesh do të krijohen spontanisht nga asgjëja. Është krejt çështje fati, rastësie që jemi këtu.

INTERVISTUESI

Jemi këtu, çka të bëjmë?

HAWKING

Duhet të kërkojmë vlerën më të lartë të veprimeve tona.

INTERVISTUESI

Keni pasur probleme shëndetësore dhe e kaluat kohën në spital më 2009. Çka iu ndjell frikë në lidhje me vdekjen?

HAWKING

Kam jetuar me vdekjen para syve për 49 vitet e fundit. Nuk kam frikë nga vdekja, por nuk e kam për ngut që të vdes. Kam shumë gjëra që dua të bëj së pari. E konceptoj trurin si një kompjuter që do të ndalet së punuari kur përbërësit e tij nuk punojnë më. Nuk ka parajsë e jetë pas vdekjes për kompjuterë të prishur; kjo është një përrallë për njerëz që iu frikësohen territ.

INTERVISTUESI

Cilat janë gjërat më të bukura te shkenca?

HAWKING

Shkenca është e bukur kur bën shpjegime të thjeshtuara të fenomeneve ose të lidhjeve mes observimeve të ndryshme. Duke përfshirë spiralet e dyfishta në biologji, dhe ekuacionet fundamentale në fizikë.”

Shpërndaje në: