Irani e dënon me vdekje spiunin e CIA-s që ndihmoi në eliminimin e Qassem Soleimanit: I zbulon emrin dhe mënyrën se si do ta vrasin

Irani e dënon me vdekje spiunin e CIA-s që ndihmoi në eliminimin e Qassem Soleimanit: I zbulon emrin dhe mënyrën se si do ta vrasin

Një iranian që besohet të jetë përgjegjës për dhënien e informacioneve që ndihmuan ShBA-të në vrasjen e gjeneralit të pushtetshëm Qassem Suleimani, është kapur dhe dënuar me vdekje.

Duke folur gjatë ditës së sotme në një konferencë të rregullt për media nga Prokuroria e këtij vendi, thanë se keqbërësi e kishte emrin Seyed Mahmoud Mousavi Majd, dhe ishte qytetar iranian.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Gholamhossein Esmaili, tha se Majdi iu kishte dhënë informacione CIA-s dhe inteligjencës izraelite për udhëtimet që do të bënte Suleimani në këmbim të parave, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Ai tha se dënimi me vdekje do të mbahet me varje.

Suleimani ishte vrarë nga një dron amerikan në Baghdad më 3 janar të këtij viti. Kjo vrasje kishte bërë që të eskalonin konfliktet mes ShBA-ve dhe Iranin. Irani ishte kundërpërgjigjur duke i sulmuar bazat amerikane në Irak.

ShBA-të e konsideronin Soleimanin si njeriun e dytë më të fuqishëm në regjimin iranian. Sulmin ndaj tij e kishin justifikuar duke thënë se ai përbënte kërcënim ndaj interesave të ShBA-ve. /Periskopi

Shpërndaje në: