Kush është Milica Vuçiq – vajza e Presidentit Vuçiq të cilën ai e sheh si lideren e ardhshme të Serbisë?
Periskopi së fundi transmetoi lajmin se Marko Gjuriq, drejtori i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e kishte përmendur deklaratën ironike të Albin Kurtit mbi djalin e presidentit Thaçi dhe vajzën e presidentit Vuçiq – për ta cilësuar si kërcënim.
Natyrisht, reagimi i Kurtit kishte të bënte me ilustrimin e ideve të prapambetura mesjetare me të cilat shërbehen përfaqësuesit e Kosovës në dialog – kur bëhet fjalë për ‘pazaret me kufijtë’.

Por, kjo ka bërë që të reagojë edhe i biri i presidentit Thaçi me një sharje brutale ndaj Kurtit dhe tashmë edhe Marko Gjuriq, shkruan Periskopi
Ndërkohë, e bija e Aleksandër Vuçiqit është 16 vjeçare dhe quhet Milica. Vetë Aleksandër Vuçiq ka shprehur admirimin e tij për të bijën – të cilën e përshkruan si të tërhequr në vete dhe të jashtëzakonshme. Ai thotë se Milica i flet disa gjuhë, përveç amëtares, dhe se në të ardhmen e gjithë Serbia do të mund të llogaris në të. /Periskopi



