Rrahet keq nga gruaja (Foto)
Ata nisën një mbrëmje krejt të zakonshme duke darkuar së bashku në një hotel në Arizona.
Nataly Saton dhe Doug Reinhard pas kthimit në shtëpi ‘patën një betejë’ të rreptë.
Ish-ylli i realitetit u rrah keq nga gruaja e tij. Ajo mori shkopin nën ndikimin e alkoolit dhe e goditi derisa u lodh.
Bashkëshorti i saj po qëndronte ulur në krevat, pasi po rikuperohet nga operacioni i gjurit kur partnerja e tij u zemërua dhe kërciti “lufta”.
TMZ transmeton se ylli i realitetit thirri policinë, e cila arrestoi gruan e tij dhe e akuzoi për dhunë në familje.
Sipas urdhrit të policisë, Nataly nuk guxon t’i afrohet bashkëshortit të saj.
Çifti ishte martuar tetorin e kaluar, por Reinhard tash ka bërë kërkesë për divorc.
Ai është i njohur për nga seria The Hills dhe lidhjet me Paris Hilton, Amanda Bynes dhe të tjera.




