Sllavoj Zhizhek tregon se a duhet të goditet një nazist në kokë?
“A është OK ta rrahësh një nazist?” është pyetja që po qarkullon në Twitter që nga 20 janari, kur një provokator i së djathtës ekstreme dhe supremacist i bardhë amerikan, Richard Spencer u godit në kokë nga një protestues i maskuar gjatë inaugurimit si president të Donald Trumpit.
Videoja nga goditja u përhap shpejt në internet, dhe u bë pjesë e një debati të nxehtë.
Spread the word around. pic.twitter.com/pacj1K7Xl3
— Peter Nygaard (@RetepAdam) January 21, 2017
Por, ndërsa një pjesë e përshëndetën goditjen, të tjerë e menduan të kundërtën.
Por, ja çka mendon Slavoy Zizek, filozofi i njohur slloven.
“Jo! Nëse duhet dhuna, atëherë unë jam për një dhunë gandiane, pasive. Dikur e kam bërë një deklaratë, ndoshta e dini, që më ka kushtuar rëndë. Pata thënë se problemi me Hitlerin ishte që nuk ishte boll i dhunshëm. Por, në po të njëjtën fjali, thashë se Gandhi ishte më i dhunshëm se Hitleri. Krejt dhuna e Hitlerit ishte dhunë reaktive. Ai vrau miliona njerëz, por qëllimi i fundëm ishte që ta mbante sistemin ashtu siç ishte – kapitalizmin gjerman e kështu me radhë – ndërsa Ghandi në të vërtetë donte të rrëzonte shtetin britanik. Por dhuna e tij ishte simbolike: demonstrata paqësore, revolta të përgjithshme e kështu me radhë.
Nëse dikush flet si idioti në fjalë [Richard Spencer], duhet veç ta shpërfillni. Nëse iu godet, kthejani. As mos e merrni si person. Ai është tipi i dhunës për të cilin bëj thirrje. Jo dhuna fizike. Sepse, e dini, njerëzit thonë që dhuna fizike është edhe më keq, por mos e nënvlerësoni dhunën fizike. Diçka ndodh kur ju lëvizni drejt dhunës fizike. Nuk po them që duhet t’i përshëndesim të gjithë ata. Por bëhu brutal në një nivel tjetër. Kur e takoni një djalë si ai që u godit, vepro në një mënyrë që edhe goditja të ishte diçka e mirë për të. /Periskopi



