Slot tregon se cila ndeshje e Liverpulit të këtij sezoni nuk deshiron të përseritet
Kampioni në fuqi i Anglisë, Liverpuli nuk po kalon një sezon të mirë.
Pas 18 ndeshjeve, ”Reds” kanë grumbulluar 32 pikë dhe janë 13 pikë mbrapa liderit aktual të tabelës, skuadrës së Arsenalit.
Liverpuli ka pasur disa ndeshje jo të mira, por trajneri i tyre Arne Slot nuk dëshiron që skuadra e tij të përsërit një ndeshje të tillë si ajo me Leeds United, e cila përfundoi me barazim 3-3.
Të dyja skuadrat do të përballen përsëri ditën e enjete, në ditën e parë të vitit 2026, pra me 1 janar.
“Po, mund ta përballoj, por nuk preferoj të përballoj një ditë tjetër si kjo. Por është pjesë e jetës sonë në futboll. Ne kemi ngritje dhe ulje, kështu që duhet ta pranojmë këtë.
Ne luftuam shumë, ose shumë më tepër, kur ata filluan të luanin 4-3-3 në 20 minutat e fundit të lojës. Kjo është gjithashtu kur ata shënuan golat e tyre,” tha Slot gjatë konferencës për media.



