Smalling martohet, të pranishëm në darsëm ishin edhe Wayne Rooney dhe bashkëlojtarët e tij (Foto)
Chris Smalling është martuar me të dashurën e tij, Sam Cooke.

Çifti britanik janë martuar në Itali, në liqenin e famshëm Como.

Në martesën e mbrojtësit të gjigantit anglez Manchester United, ishin të pranishëm pothuajse të gjithë bashkëlojtarët e tij.

Të pranishëm ishin Wayne Rooney, Phil Jones, Sam Johnstone, Luke Shaë dhe Danny Welbeck, transmeton Periskopi.

25 vjeçari është një nga mbrojtësit kryesor të skuadrës së Jose Mourinhos dhe pritet që të jetë edhe në sezonin e ardhshëm. /Periskopi/


























