“Snapchat” tradhton Elitën dhe Gjikon, ja disa prova se janë bashkë (Foto)
Moderatorja Elita Rudi dhe Gjiko janë ndër emrat më të përfolur të mediave rozë, edhe pse dyshja po e mohojnë vazhdimisht lidhjen e dashurisë postimet e tyre po tregojnë se çifti po kalojnë momente të bukura pranë njëri-tjetrit.
Fotografitë që po i postojnë nëpër rrjetet sociale tregojnë se po gjejnë kohë për njëri tjetrin, madje po i kushtojnë rëndësi edhe detajeve.
Këtë herë ata kanë mbathur atlete të kuqe, ndërsa në përshkrimin e një prej fotove, ata edhe kanë vënë bashkë inicialet e emrave të tyre, Asdren – Elita.





