Sokol Haliti: Investimet në Ballancë, të domosdoshme për banorët – do të vazhdojmë me përkushtim

Sokol Haliti: Investimet në Ballancë, të domosdoshme për banorët – do të vazhdojmë me përkushtim

Kandidati i LDK-së për kryetar, Sokol Haliti, ka theksuar rëndësinë e investimeve të realizuara në fshatin Ballancë, duke i cilësuar ato si të domosdoshme për jetën e banorëve.

Përmes një postimi në Facebook, Haliti ka shprehur angazhimin e tij për të vazhduar me projekte të reja që do të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe do të krijojnë mundësi për të gjithë.

“Edhe në Ballancë investimet kanë qenë të domosdoshme për banorët. Ne do të vazhdojmë me përkushtim edhe më tej, për të sjellë projekte që përmirësojnë jetën e përditshme dhe krijojnë mundësi të reja për të gjithë”, ka deklaruar Haliti.

Shpërndaje në: