Sokol Haliti: Me t’parën! Fitorja e popullit është e pashmangshme, fitorja jonë

Sokol Haliti: Me t’parën! Fitorja e popullit është e pashmangshme, fitorja jonë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar qytetarë e aktivistë që iu bashkuan tubimit të tij sonte.

“Energjia, dashuria dhe besimi juaj na dhanë forcë për të vazhduar përpara, bashkë, me punë, me dinjitet e me shpresë. Jemi më të bashkuar se kurrë, gati për kapitullin e radhës të zhvillimit dhe përparimit”, shkroi Haliti

 

 

Postimi i plotë:

Faleminderit përzemërsisht të gjithëve për një mbrëmje që do të mbetet gjatë në zemrën time. Energjia, dashuria dhe besimi juaj na dhanë forcë për të vazhduar përpara, bashkë, me punë, me dinjitet e me shpresë. Jemi më të bashkuar se kurrë, gati për kapitullin e radhës të zhvillimit dhe përparimit.

Faleminderit çdo qytetari, çdo aktivisti, çdo zemre që ishte sot me në, për ju dhe me ju do të vazhdojmë punën me përkushtim e përgjegjësi.

Vitia ecën përpara, së bashku, përjetësisht. Fitorja e popullit është e pashmangshme, fitorja jonë!

Me t’parën!

Shpërndaje në: