Solari debuton me fitore, Reali lehtësisht ndaj Melillas (Video)

Solari debuton me fitore, Reali lehtësisht ndaj Melillas (Video)

Real Madridi e ka mposhtur lehtësisht ekipin e Melillas, me rezultat 4:0.

Ndeshja e cila u luajt në pjesën e kontinetit të Afrikës, përfundoi pa shumë dramë.

Benzema, Asensio, Odriozola dhe Gonzalez ishin autorët e golave në një fushë të rënduar.

Kësisoji, trajneri i ri Santiago Solari e nis mbarë aventurën me Los Blancos dhe kualifikohet për në raundin tjetër të Kupës së Mbretit./Periskopi/

Shpërndaje në: