Solari merr lajm fantastik para ndeshjes me Espanyol

Solari merr lajm fantastik para ndeshjes me Espanyol

Lojtarët e Real Madridit ishin në humor të mirë në stërvitjen e së shtunës pasi ata përfunduan përgatitjet për udhëtimin në Espanyol.

Kampionët evropianë udhëtojnë në stadiumin RCDE natën e së dielës ndërsa do përpiqen të vazhdojnë me fitore për të mbetur në hap me skuadrat si Barcelona, Atletico e Sevilla, transmeton Periskopi.

Pas fitoreve të njëpasnjëshme në dy ndeshjet e fundit të La Ligas, ata janë do kërkojnë fitoren e tretë rradhazi, që do ishte për herë të tretë këtë sezon.

Gareth Bale watches on as Thibaut Courtois attempts to head the ball in training

Lajmi i mirë për skuadrën e ‘Galaktikëve’ është se Gareth Bale, Marco Asensio dhe Mariano Diaz ishin në stërvitje, por trajneri Solari nuk e merr me nxitim këtë – sidomos për uellsianin.

”Ne do të shohim se kush po luan nesër dhe në javët e ardhshme”, tha ai.

”Lojtarët që janë duke u rikuperuar, ne duam që ata të jenë gati sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai. /Periskopi

Shpërndaje në: