Solari thyen rekordin, që kishte 61 vite pa u thyer te Real Madridi

Solari thyen rekordin, që kishte 61 vite pa u thyer te Real Madridi

Santiago Solari e ka nisur aventurën e tij të re me këmbën e mbarë, mbase duke hedhur një gur të rëndë për të qëndruar më gjatë në drejtimin e Real Madridit.

Trajneri argjentinas ka regjistruar dy fitore në dy ndeshjet e tij të para në drejtimin e “Mbretërve”, duke mos pësuar asnjë gol.

Këto statistika, edhe pse nuk kanë tërhequr ende shumë vëmendjen, e kanë bërë Solarin trajnerin me startin më të mirë te Real Madrid në 61 vitet e fundit. Siç cilëson “Mister Chip” në llogarinë në “Twitter”, në 1957 ishte Luis Carniglia, gjithashtu argjentinas që mbante një rekord më të mirë se Solari.

Ndonëse është e vërtetë që kundërshtarët e parë të Solarit vinin nga divizioni i dytë, një ekip me emrin Melilla, Real Madrid ka bërë një hap përpara në raport me ndeshjet e fundit të epokës së Lopeteguit.

Kundër Valladolidit ndërkohë u përsëritën gabime, sikurse me vendosjen në mbrojtje, apo edhe mbulimin e sulmuesit, por gjithsesi hipotekoi tre pikët falë autogolit të Vinicius dhe një penalltie të shndërruar në gol nga Ramos.

Me një total prej dy fitoresh, gjashtë gola të realizuar dhe asnjë të pësuar, Solari ka startin më të mirë për madrilenët që nga 1957.

Shpërndaje në: