Solskjaer godet Mourinhon: Gjithçka më e lehtë kur ke lojtarët më të mirë!

Solskjaer godet Mourinhon: Gjithçka më e lehtë kur ke lojtarët më të mirë!

Ole Gunnar Solskjaer e pa Manchester Unitedin e tij të largohet nga Cardiff me pesë gola në ndeshjen e tij të parë dhe tha: ‘Futbolli është i lehtë nëse keni lojtarë të mirë’.

Jesse Lingard shënoi dy herë, ndërsa Rashford, Martial e Herrera ishin në listën e realizatorëve – kësisoji ata shënuan pesë gola në një ndeshje që nga koha e Ferguson në vitin 2013, transmeton Periskopi.

Pas zëvendësimit të Jose Mourinhos, i cili u shkarkua të martën nga trazirat që plasen në dhomat e zhveshjes pas një serie kritikash publike kundër tij, trajneri i përkohshëm Solskjaer debutoi me një fitore mbresëlënëse.

United scored five for the first time since 2013, when Sir Alex Ferguson was manager

”Ata janë një grup i mrekullueshëm lojtarësh dhe cilësia e tyre është e pabesueshme”, tha Solskjaer. “Kam ardhur të mërkurën mbrëma dhe kisha vetëm dy ditë me lojtarët të enjten dhe të premten”.

”Wayne Rooney foli me mua dhe më dha disa këshilla – aq sa duhet ta falenderoj! Ai më tha t’i lejoj ata të luajnë futboll, ta shijojnë dhe të jenë Manchester United”, zbuloi norvegjezi. /Periskopi

Shpërndaje në: