Solskjaer konfirmon largimin e legjendës nga United

Solskjaer konfirmon largimin e legjendës nga United

Mbrojtësi i Manchester United, Antonio Valencia do të largohet si agjent i lirë këtë verë pasi nuk iu ofrua kontratë e re, ka konfirmuar trajneri Ole Gunnar Solskjaer. 

33-vjeçari ka luajtur vetëm në pesë ndeshje këtë sezon në Premier Ligë, pasi është përballur me rënie të jashtëzakonshme të formës dhe me lëndime të shumta.

Kapiteni i ‘Djajve të Kuq’ nuk pritet të rikthehet deri në fund të marsit, gjersa kontrata e tij skadon në fundin e këtij edicioni, transmeton Periskopi.

Image result for valencia solskjaer

Solskjaer këmbëngul se ende shpreson se Valencia mund të kontribuojë në fushë tani dhe në muajin maj, por pranoi se nuk ka gjasa që shërbimet e tij të mbahen përtej verës.

”Ai ende nuk është 100% gati, ende duke punuar për t’u kthyer dhe ai ka pasur një karrierë fantastike këtu në Manchester United dhe Angli”, tha Solskjaer në një konferencë shtypi të premten.

“Ai është një nga fituesit e Premier Ligës të lënë në dhomën e zhveshjes, por unë nuk jam i sigurt nëse Manchester United dhe Antonio do të bien dakord për vitin e ardhshëm kështu që varet nëse ai kthehet në fushë në muajt e ardhshëm, por ai është kapiten , shërbëtor i madh në klub, kështu që shpresoj se mund ta fus në fushë dhe të tregoj se çfarë mund të bëjë “. /Periskopi/

Shpërndaje në: