Solskjaer në hall: Nuk kemi plan si ta ndalim Messin

Solskjaer në hall: Nuk kemi plan si ta ndalim Messin

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer nuk do të bëjë një plan të veçantë për të ndalur yllin e Barcelonës Lionel Messin në prag të sfidës në Ligën e Kampionëve. 

‘Djajtë e Kuq’ janë komplet të vetdijshëm për rrezikun që do iu paraqitet përballja me pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’.

Takimi i parë luhet nesër mbrëma në ‘Old Trafford’, teksa vendasit shpresojnë se forma e Leo Messit do jetë më e dobëta e mundshme, përcjell Periskopi.

Solskjaer nuk do të përqëndrohet shumë në vëmendjen e tij ndaj Messit, pasi një qasje e tillë do të ishte e pakuptimtë me Barcelonën që ka ekipin me shumë ‘Messi’ të tjerë.

“Çfarë plani mund të keni për të ndalur një nga më të mirat në botë?”.

”Ne po e presim me padurim atë. Është e vështirë ta ndalosh, por jo e pamundur”, deklaroi tekniku norvegjez. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: