Soni Malaj: E kam gjetur shpirtin binjak
E vënë në siklet të madh, Soni është munduar t’u përgjigjet edhe pyetjeve pikante, mes të cilave edhe asaj që ndoshta i është bërë më shpesh kohët e fundit. Pak kohë më parë artistja bëri publike lidhjen e saj të re të dashurisë me Klevin, ndaj edhe pyetja për të nuk mund të shmangej:
“Po, e kam gjetur shpirtin binjak…” – tha ajo pasi u pyet nga Arditi. Por menjëherë pas këngës, pasi u transmetua edhe inserti i përgatitur për të, ajo tha: “Shpirti binjak? Është Ana” Pra, nëse menduat se është partneri, akoma jo. Vajza e saj është gjithmonë në vend të parë.



