Soni Malaj në krizë me partnerin, ja çfarë i bëri ai gjatë eventit kulturor
Ndarja e Çmimeve Kult ishte një rast e mirë edhe për ne “investigatoret” e scoope-ve, për te parë e ç’bëhet se ç’ndodh, edhe kështu LIVE me personazhet e showbizit tonë, dhe këtë që vumë re, po e ndajmë edhe me ju.
Përpjekjet e Klevit, partnerit te Sonit për t’iu shmangur sa më shumë kamerave te paparacëve dhe fotografëve, por pa ju ndare për asnjë minutë asaj. Dhe na besoni ne që e pamë me sytë tanë, që s’ishte një gjë e lehtë.
Është më se normale që një personazh i njohur publik të dalë në tapetin e kuq të një eventi dhe të fotografohet së bashku me partneren apo partnerin e tij, edhe pse kjo apo ky, mund të mos jetë i njohur, por kjo mesa duket nuk është në dëshirat e Klevit që preferon të qëndrojë në ije, ndërkohë që Soni ndalon dhe pozon përpara kamerave, një “detyrim” ky që ja kërkon statusi, dhe që ajo e bën me dëshirë, shkruan ikub.al.
Pra njëra do e tjetri jo. Kemi të bëjmë kështu me një “konflikt”, gjithsesi jo i pa njohur, mes dy partnerëve, që tek njeri-tjetri kanë gjetur jo vetëm dashurinë, por dhe njeriun për t’u mbështetur, detyrë kjo që Klevi e ka realizuar pa u lodhur fare dhe me shumë dëshirë, sikurse e ka treguar edhe vete Soni.
Megjithatë bëhet fjale për një konflikt që dikur i kemi quajtur “jo antagonist”, se ku i dihet, ndoshta vjen një ditë dhe Klevi mësohet dhe pajtohet me nevojën e të shoqëruarit te Sonit edhe në tapetin e kuq…




