Sonte fillon “The Voice of Albania 6”, spektakli vjen me risi (Video)
Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa dhe Xuxi janë katër trajnerët e rinj të cilët provojnë për herë të parë peshën e një spektakli si ‘The Voice’. E së bashku me ta edhe Kamela Islamaj, Gent Myftaraj, Merland Kademi dhe Eugent Bushpepa, në rolin e asistent trainerëve.
Drejtor artistik i The Voice of Albania është Alban Male.
Ndërkohë nga ana tjetër do të jenë ata që i japin jetën spektaklit The Voice, konkurrentët. E përvec talentit secili do ti sjelle publikut historinë e tij.
Ashtu sic “ The Voice” ëshët ideuar për ti sjellë këta konkurrentë edhe jashtë skenës, të prekshëm e të njohur plotësisht nga publiku.
Spektakli i këtij viti ka dhe një korrespondente online. Një konkurrente e edicionit të pestë të ‘The Voice of Albania’ i bashkohet stafit. Ajo është Fjoralba Ponari.
Një pjesë e rëndësishme e këtij talent show, mbeti e pandryshuar. Prezantuesi i The Voice, do të jetë Ledion Liço. Ai i ka qëndruar besnik programit prej pesë vitesh dhe do vazhdojë të jetë i tillë dhe në edicionin e gjashtë të tij.



