Rama për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit në shesh të Prishtinës: Sonte menjëherë e pezullojmë lejen

Rama për ekspozitën skandaloze të Shkëlzen Gashit në shesh të Prishtinës: Sonte menjëherë e pezullojmë lejen

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se sonte menjëherë do ta pezulloj lejen për ekspozitën skandaloze në sheshin “Nëna Terezë”, e cila bazohet në librin e Shkëlzen Gashit.

Rama:

Jo në Kryeqytet.

Nuk lejojmë që në sheshin e Kryeqytetit tonë të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë.

Ekspozita paraqet një version të pasaktë të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës.

Njëkohësisht, kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze!

Shkëlzen Gashi, miku i Albin Kurtit, rikthehet fuqishëm me një skandal të radhës: i bën jehonë propagandës serbe në sheshin e Prishtinës

Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është vendosur e ashtuquajtura ekspozita “masakrat në Kosovë 1998-1999”. Kjo ekspozitë është paraparë të mbahet nga data 24 mars deri më 7 prill, 2026. Komplet ekspozita bazohet në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”. Vet autori, ditën e enjte, lajmëroi për hapjen e saj. Por, ky aktivitet, që qëndron ende i hapur, ka tmerruar për së dyti, ata që e panë tmerrin e masakrës së Dubravës me sy të tyre. Përveç pasaktësive të mëdha, në këtë ekspozitë ajo që bie në sy, e që u evidentua nga vet të mbijetuarit e masakrës, ishte ekspozimi i propagandës serbe, e cila flet për shqiptarë të armatosur në burgun e Dubravës. Ky ekspozim po ndodh në shesh të Prishtinës.

Sadik Zeqiri i mbijetuar i masakrës në burgun e Dubravës, i ka reaguar ashpër kësaj ekspozite, duke e quajtu të turpshme.

Turp! Po shtrembërohet e vërteta në sheshin e Prishtinës. Historia nuk është lodër që mund ta shtrembëroni me disa tabela të pasakta. A e keni parë çfarë keni shkruar për masakrën e Dubravës? Si është e mundur të pretendoni se 48 shqiptarë të armatosur dhe 58 civilë janë vrarë në Dubravë? Nga i keni marrë këto “fakte”? Në Serbi?

Tutje, ai është ndalur pikërisht tek fraza “shqiptarë të armatosur”.

Në Dubravë nuk ka pasur të burgosur të armatosur. Të gjithë kanë qenë duarthatë dhe të pambrojtur. E vërteta është kjo: 116 të burgosur shqiptarë janë vrarë, ndërsa ende figuron i zhdukur Ukshin Hoti. Mbi 400 të tjerë janë plagosur.Kjo nuk është thjesht gabim – është shtrembërim i rëndë i së vërtetës.Turp për këtë. Edhe një kërkim-falje nuk mjafton.” – shkroi ai.

Edhe i mbijetuari tjetër i kësaj masakre Enver Dugolli, është skandalizuar nga ajo që ka parë në sheshin e Prishtinës. Sipas tij, përveç pasaktësive, aty përforcohet narracioni i Serbisë.

Të dhënat e paraqitura për këtë masakër janë krejtësisht të pasakta. Përveç numrit të viktimave, i cili nuk korrespondon me të vërtetën (ku figurojnë 106 të vrarë, ndërsa deri më tani janë të konfirmuar 116 të masakruar dhe 1 i zhdukur) aty paraqitet edhe një pasaktësi tjetër e madhe dhe e dëmshme.

Nuk e di nëse kjo është bërë me qëllim apo jo, por pretendimi se 48 prej të vrarëve kanë qenë persona të armatosur shqiptarë, ndërsa 58 civilë, është plotësisht i pavërtetë. Në atë masakër gjenocidale nuk ka pasur asnjë shqiptar të vrarë në cilësinë e personit të armatosur. Të gjithë kemi qenë duarthatë dhe të pambrojtur.”

Sipas Dugollit, “një material i tillë, në formën aktuale, nuk i shërben të vërtetës; përkundrazi, mund të përdoret për të përforcuar narrativën e rreme të Serbisë

Shkëlzen Gashi për UÇK-në

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ishte dorëhequr nga ky rol pas tronditjes që kishin shkaktuar disa deklarata të tij në lidhje me UÇK-në dhe krimet e luftës. Por, del se ai ka pasur edhe të tjera deklarata të çuditshme para disa viteve.

Në një emision me autor Mefail Bajqinovcin, që sot është deputet i Vetëvendosjes, Gashi shprehej me tone jashtëzakonisht të rënda ndaj UÇK-së duke i quajtur edhe grupe kriminale.

“Dmth, baza e korrupsionit të këtyre grupeve kriminale është bash qatje, te lufta. Dhe kur preket kjo, nuk dmth që po bëhet luftë speciale kundër luftës çlirimtare. Ata qi i bojnë ma së shumti dom luftës çlirimtare janë pikërisht këta njerëz që sot e udhëheqin vendin…”

Ai për më tepër konteston edhe drejtësinë ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore që ishin zhvilluar ndaj njerëzve të UÇK-së, specifikisht Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt.

“Nuk mendoj që fakti që këta janë liru prej proceseve gjyqësore… nuk i bon ata të pafajshëm.” – thoshte më tej z. Gashi.

Por, në një pjesë të mëvonshme të debatit ai provon të bëj një ndarje mes UÇK-së, LKÇK-së dhe FARK-ut duke thënë se krime lufte kishte pasur vetëm prej të parës.

Shqetësimi im kryesor është se këta njerëz që janë në pushtet, që të gjithë vijnë prej UÇK-së. Si në Llap me Remin, si në Drenicë me Limajn si në Dukagjin me Haradinajn… dmth që të gjithë vijnë prej UÇK-së. Si me shpjegu faktin që prej dy organizimeve tjera ushtarake që i kemi pasë gjatë luftës, LKÇK-në dhe FARK-unnuk kemi asnjë njeri të akuzumë për krime të luftës. Kemi vetëm njerëz prej UÇK-së të akuzumë për krime lufte.” – shprehet ai prej minutës 1:15:50.

Përkundër që ndasia që bën Gashi mund të tingëllojë tendencioze për shumëkë, duhet theksuar që Salih Mustafa nga LKÇK së fundi u dënua në Gjykatën Speciale me 26 vjet burg.

Gashi nuk ishte tërhequr asnjëherë nga deklarimet e tij në lidhje me UÇK-në.

Shpërndaje në: