Sonte mësohet finalisti i dytë
Sonte në ora 21:00 do të mësohet finalistja e dytë e Kampionatit Europian. Nikoqirët e këtij komapionati, francezët lujnë kundër Kampionëve të Botës.
Gjermania në letër shikohet pak më shumë favorite, por Franca luan para tifozëve të saj.
Kampionët e Botës do të kenë disa mungesa në formacionin e parë. Ndërsa Franca është e qetë me rikthimet e lojtarëve nga pezullimet.
Finalistja e parë e euro 2016 është Portugalia, pasi mposhti Uellsin në gjysmëfinale.



