Sonte na presin ndeshje interesante të xhiros së parë në Bundesligan gjermane dhe La Ligan spanjolle

Sonte na presin ndeshje interesante të xhiros së parë në Bundesligan gjermane dhe La Ligan spanjolle

La Liga dhe Bundesliga po e fillojnë sezonin e ri.

Ndeshja e parë në La Ligë do të zhvillohet nga ora 20:15 në mes të Leganes dhe Alaves, ndërsa ndeshja e dytë nga ora 22:15 ndërmjet Valencias dhe Las Palmas.

Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madrid luan të dielën në udhëtim ndaj Deportivo La Corunas, ndërsa Barcelona e pret Betisin.

Sonte sezonin e ri e nis edhe Bundesliga gjermane, ku ndeshja hapëse do të zhvillohet ndërmjet kampionit Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.

Ky takim do të zhvillohet nga ora 20:30.

Shpërndaje në: