Sonte nis Eurovisioni, tre shqiptarë ngjiten në skenë
Sonte nis edicioni i 63-të i festivalit evropian “Eurovision Song Contest”.
Ngjarja më e pëlqyer evropiane do të nis sonte me natën e parë në Lisbon të Portugalisë, ndërsa për herë të parë në skenë do të ngjiten edhe tre këngëtarë shqiptar të cilët do të përfaqësojnë tri shtete të ndryshme, shkruan Magazina.
Derisa Eugent Bushpepa, sonte do të ngjitet i treti në mesin e 19-të pjesëmarrësve të natës së parë, këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira do të mbyll natën e parë duke kënduar për Qipron, kurse direkt në finale do të jetë Italia e cila po ashtu përfaqësohet nga shqiptari Ermal Meta.
Sonte nga nata e parë do të kalojnë vetëm 10 shtete në finalen e 12 majit, urojmë që në mesin e tyre të jenë edhe dy shqiptarët që garojnë sonte./Magazina/



