Sonte zhvillohen ndeshjet e radhës në Premier Ligë

Sonte zhvillohen ndeshjet e radhës në Premier Ligë

Sonte, më 12 dhjetor, zhvillohen ndeshjet e radhës në Premier Ligën angleze.

Prej orës 20:45, luan Burnley i Sean Dyche përballë Stoke Cityt të Mark Hughes. Burnley ndodhet mjaft lart në tabelë, dhe praktikisht e ka siguruar mbijetesën. Ndërsa Stoke City, padyshim një ekip më i madh, ka mbetur prapa në tabelë, dhe ka vetëm 3 pikë më shumë se West Ham United, që ndodhet në zonën e rrezikshme. Në rast të një humbjeje tjetër, legjenda angleze Hughes rrezikon shkarkimin.

Prej orës 21:00 zhvillohen dy ndeshje të tjera. Crystal Palace e pret në Selhurst Park Watfordin. Palace është në vendin e fundit në Premierligë, ndërsa Watford renditet i teti dhe ka nëntë pikë mbi zonën e rënjes nga liga. Marrë parasysh renditjen tabelare, kjo ndeshje poashtu pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat.

Ndeshja tjetër që zhvillohet në këtë orar është ajo mes Huddersfield Town dhe Chelseat. Huddersfield deri tash ka bërë punë të mirë, dhe renditet në vendin e dymbëdhjetë. Ky klub, që parashihej të ishte më i dobëti në ligë, ka arritur që të befasonte edhe Manchester Unitedin në stadiumin e saj, duke e mposhtur 2 me 1. Chelsea para tre ditësh, humbi nga West Hami dhe prandaj pritet të përdorë gjithë forcën e saj që të mos e thellojë krizën. Padyshim, Chelsea është favorit i madh. Por, në rast të një humbjeje eventuale, atëherë edhe pozita e Antonio Contes poashtu do të jetë në dyshim.

Shpërndaje në: