Sorensen shkruan për vizitën në Kosovë: Viti 2026 të sjellë rezultate konkrete

Sorensen shkruan për vizitën në Kosovë: Viti 2026 të sjellë rezultate konkrete

Emisari i BE-së, Peter Sorensen, ka shkruar për takimet që pati dje në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe liderët e partive.

Ai tha se me ta pati diskutime të hapura për hapat e ardhshëm në dialog dhe që 2026-a të sjellë rezultate për qytetarët e vendit.

“I lumtur që jam kthyer në Kosovë! Pata takime të vlefshme dhe diskutime të hapura mbi hapat e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të siguruar që viti 2026 të sjellë rezultate të prekshme për popullin e Kosovës”, ka shkruar ai në X.

Sorensen tha se angazhimi i vazhdueshëm mbetet thelbësor për përparimin në të ardhmen e Kosovës në BE.

Shpërndaje në: