Sot 15 vjet më parë, lojtari më i mirë spanjoll bëri debutimin në La Liga (Video)

Sot 15 vjet më parë, lojtari më i mirë spanjoll bëri debutimin në La Liga (Video)

Magjistari i Barcelonës, Andres Iniesta sot para 15 vitesh bëri debutimin në La Liga.

33 vjeçari është mesfushor i Barcelonës dhe ka numrin 8. Në këtë sezon ai bëri 13 paraqitje në La Liga dhe tri në Ligën e Kampionëve.

Në karrierën e tij në La Liga, Iniesta ka shënuar 35 herë.

Ai ka fituar La Ligën plot tetë herë.

Ndërsa çmimet e tij inviduale në La Liga ishin:
Lojtari më i mirë spanjoll në La Liga (2009), mesfushori atakues më i mirë në La Liga (2009, 2011, 2012, 2013, 2014) dhe asistuesi më i mirë i La Ligës në sezonin 2012-13.

Ai po ashtu është zgjedhur në formacionin e vitit të Ligës së Kampionëve, të Euros, të Uefës. Dhe po ashtu ai është zgjedhur në formacionin më të mirë të të gjitha kohrave të zgjedhur nga Uefa. /Periskopi

Kjo është ndeshja debutuese e Andres Iniestës:

https://www.facebook.com/LaLiga/videos/1613549708681582/

Shpërndaje në: