Sot derbi Feronikeli – Prishtina
Prishtina sot udhëton drejt Drenasit për të zhvilluar kryendeshjen e javës së gjashtë në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ndeshje e cila fillon nga ora 15:00.
Kryeqytetasit do të jenë mysafir të kampionit në fuqi, Feronikeli, skuadër e cila ka grumbulluar nëntë pikë në pesë javët e para dhe gjendet në pozitën e tretë në tabelë, pas Prishtinës dhe Trepçës ’89.
Në anën tjetër, kaltërebardhët kanë humbur të paktën përkohësisht pozitën e parë pas fitores së djeshme të Trepçës ’89 ndaj Lirisë së Prizrenit.
Por, në rast triumfi sot në Drenas, Prishtina do të rimerrte kreun me 16 pikë, një më shumë sesa skuadra mitrovicase. /Periskopi.com



