Sot dhe nesër priten të luhen këto ndeshje interesante në futboll
Sot dhe nesër priten të luhen disa ndeshje interesante, britanikët nuk do të luajnë për Premier Ligë, por do të kenë ndeshjet e FA CUP. Në Spanjë sot zhvillohet ndeshje tejet interesante mes Valencias dhe Real Madridit. Ndërsa në Itali nesër do të zhvillohet derbi i javës mes Milanit dhe Lazios.

Në Angli sot luhen ndeshjet e kupës ‘FA’. Dje Manchester United fitoi kundër Yeovilit me rezultat 4:0. Alexis Sanchez debutoi për ‘Djajtë e Kuq’. Ndërsa sot dhe nesër priten të luhen edhe ndeshjet e tjera. Më të rëndësishmet janë këto, prej orës 18:30, sot luhet ndeshja mes Newport dhe Tottenham, ndërsa me fillim prej orës 20:45, Liverpool – West Bromwich Albion.
Nesër, prej orës 14:30, Chelsea e pret në shtëpi skuadrën e Benitezit, Newcastle. Ndërsa, prej orës 17:00, Manchester City i shkon Cardiffit.

Në La Ligën spanjolle, sot priten të luhen ndeshjet interesante. Skuadra e vendit të tretë Valencia do të zhvillojë derbin e javës, ku në ‘Mestalla’ do ta pret skuadrën e një vendi më poshtë, Real Madrid. ‘Lakuriqët’ kanë pesë pikë më shumë se ‘madrilienët’ dhe do të tentojnë të shfrytëzojnë formën katastrofale të Realit dhe t’iu shkëputën më shumë, në garën për vendin e tretë. Ndeshja zhvillohet prej orës 16:15.
Ndeshje interesante është edhe ajo që zhvillohet në mbrëmje, Villarreal do ta pres Real Sociedadin në ‘El Madrigal’ me fillim prej orës 20:45. Villarreal lufton me Real Madridin dhe Sevillan për një vend që dërgon në Champions League.

Lideri, Barcelona luan të dielën në ‘Camp Nou’ kundër finalistit të kupës së vitit të kaluar Alaves, me fillim prej orës 20:45. Ndërsa, Atletico Madrid që pozicionohet në vendin e dytë do të ketë punë me Las Palmas në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ me fillim prej orës 16:15. Sevilla e pret Getafen në shtëpi në ndeshjen që do të zhvillohet në ora 18:30, transmeton Periskopi.


Në Seria A sot do luaj Juventus si mysafir i Chievos me fillim prej orës 20:45. Ndërsa, nesër do të zhvillohen të gjitha ndeshjet tjera. Në mesditë, përkatësisht në ora 12:30, Interi do t’i shkojë Spalit të vendit të 18-të. Nga ora 15:00, Napoli e pret Bolognan. Ndërsa, në ora 18:00 do të zhvillohet derbi i kësaj jave kur Milan e pret Lazion në ‘San Siro’. Në mbrëmje, përkatësisht në ora 20:45, Roma do të pret në ‘Olimpico’ skuadrën nga Gjenova, Sampdoria.
Në Evropë do të zhvillohen edhe këto ndeshje tjera interesante: sot, PSG- Montepellier (17:00), Bayern Munich- Hoffenheim, Dortmund- Freiburg, Leipzig- Hamburger (15:30). Twente – PSV (19:45). Nesër: Bordeaux – Lyon (17:00), Marseill – Monaco (21:00), Bayer Leverkusen – Mainz (15:30), Utrecht – Ajax (12:30). /Periskopi



