Sot është dita e gënjeshtrave. Gënje për këto gjëra mikun ose miken, do të bëhesh kampion
Me ndryshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian disa njerëz ende vazhduan ta festonin 1 Prillin si ditën e parë të vitit duke gënjyer veten, ndërsa të tjerët që kishin pranuar ndryshimin e kalendarit filluan të talleshin me ta. Edhe sot pothuajse në të gjithë botën festohet 1 Prilli si dita e gënjeshtrave.
Ja disa nga mënyrat që mund të përdorni për ta bëre këtë ditë më interesante
Nëse në zyrën tuaj kolegu ju ka mërzitur për diçka këto kohët e fundit bëjini një shaka me një maus me wireless. Nga tavolina juaj e zyrës komandoni gjithçka që ai duhet të bëjë ndërkohë që mausi i tij nuk funksionon. Përpara se ta mërzisni thuaji duke qeshur se ishte shakaja e 1 Prillit
Në Amerikë është shumë popullore, i keni parasysh plastmaset e tejdukshëm që përdorim për ushqimin, merrni një pjesë prej tyre dhe tendoseni tek pjesa e sipërme e ËC. Mëngjesin e 1 Prillit do të të urrejnë të gjithë.
Ndrysho gjuhen e telefonit. Bëja ketë shaka mikut tënd më të mirë, merri telefonin kur të mos e ketë mendjen dhe ndryshoji gjuhën në një të pakuptueshme për të.



