Sot feston ditëlindjen lojtari më i dashur për adhuruesit e futbollit (Video)

Sot feston ditëlindjen lojtari më i dashur për adhuruesit e futbollit (Video)

Ronaldinho sot feston ditëlindjen e 38-të

Ylli brazilian ishte njëri nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët në të gjithë botën, shkruan Periskopi.

Ronaldinho luajti për skuadra të mëdha si Barcelona dhe Milan, ndërsa ishte pjesë edhe e Kombëtares së Brazilit. Ai kishte fituar ‘Topin e Artë’ në vitin 2005.

Një karrierë plotë gola e driblime të cilat nuk do të harrohen kurrë nga adhuruesit e futbollit, lojtari që kurrë nuk u vërshëllua nga tifozët kundërshtarë.

Të gjithë e dinë rivalitetin që kanë Barcelona dhe Real Madrid, por në një ‘El Classico’ të luajtur në ‘Santiago Bernabeu’ ai u duartrokitë nga ‘Los Blancos’.

Gjithmonë i buzëqeshur në fushë madje edhe kur gjyqtari e ndëshkonte atë me karton të kuq.

Ronaldinho ka realiizuar 441 ndeshje me klube të ndryshme duke realizuar 167 gola, ndërsa më Brazilin ka bërë 97 paraqitje dhe ka shënuar 33 gola./Periskopi/

Shpërndaje në: