Sot fillon Liga e Kampionëve në futsall, Feniksi ka nevojë për mbështetje
Edhe zyrtarisht sot do fillojë ‘Main Round’ i Ligës së Kampionëve në futsall.
Ndeshja hapëse do zhvillohet me fillim nga ora 18:00 ndërmjet Sporting Lisbonës dhe LSM Lida, shkruan Periskopi.
Kurse ndeshja që pritet me entuziazëm nga tifozët e këtij sporti luhet në orën 20:30, mes Kairat Almaty, nga Kazakistani dhe Feniksit, nga Drenasi.
Yjet e futsallit do zbarkojnë në Pallatin e Rinisë për të dhuruar spektakël, siç e do ky sport.
Biletat do kushtojnë 4 euro për dy ndeshjet e ditës, njofton klubi i Feniksit./Periskopi/




