Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit, vijon ajo e Jakup Krasniqit
Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë, do të vazhdojë seanca gjyqësore me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimi, pas të cilave do të nisë mbrojtja e Jakup Krasniqi.
Dje u mbyll dita e katërt e paraqitjes së deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Avokati mbrojtës i Selimit, Geoffrey Roberts, e mohoi çdo akuzë për emërimin e personave të caktuar nga klienti i tij gjatë periudhës së luftës, duke i quajtur ato si të pabazuara.
Roberts do të vazhdojë fjalën e tij edhe gjatë paradites së sotme, ndërsa më pas fjala do t’i kalojë mbrojtjes së Krasniqit.
Seanca do të nisë në orën 09:45, sipas kohës lokale, dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:45.



