Sot mblidhet KQZ, pritet të vendosë për rinumërim në të gjithë Kosovën

Sot mblidhet KQZ, pritet të vendosë për rinumërim në të gjithë Kosovën

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është caktuar çështja e rinumërimit.

Në këtë mbledhje do të prezantohet një raport nga gjetjet pas procesit të deritashëm të rinumërimit.

Lajmi është bërë i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 19 janar 2026, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është raporti nga procesi i rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve”, njoftoi Elezi.

Më 13 janar, KQZ kishte vendosur për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

Ky institucion ka lënë të hapur mundësinë që në rinumërim të përfshihen edhe vendvotimet tjera nga komunat ku është vendosur që fillimisht të rinumëroheshin vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre.

Shpërndaje në: