Sot ndeshja Ukrainë – Kosovë
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka arritur në Vilnius të Lituanisë, ku sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen ndaj Ukrainës.
Skuadrat do të përballet në terren neutral në ndeshjen e pestë kualifikuese për Eurobasket 2017.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar para disa ditësh në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, triumfuan ukrainasit me rezultat 63:70. /Periskopi.com



