Sot përcaktohen numrat e partive për votimet e 28 dhjetorit

Sot përcaktohen numrat e partive për votimet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës që mbahet në orën 18:00, në rend dite ka tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Në rend dite janë edhe shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës, shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës dhe Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveçan.

“Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim plotësimit të pikës numër 7 (Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim) të Vendimit të KQZ me numër 01/3372-2005, i datës 21.11.2025. Këshilli për Operacione Zgjedhore: 3.1. Shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28 dhjetor 2025; Shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës. Këshilli për Çështje Ligjore: 4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveqan”, shkruhet në njoftim.

Shpërndaje në: