Sot Shën Faustini, ja kuriozitetet e festës së “beqarëve”
Nuk ka vetëm Shën Valentin, por edhe Shën Faustin, që vjen një ditë pas 14 shkurtit dhe njihet si festa e beqarëve. E konsideruar fillimisht si një legjendë metropolitane për shumë vite, së fundi është bërë një realitet konkret i transformuar në mundësinë e personave “single” për të dalë nëpër klube e lokale për të “gjuajtur”. Pse jo, në kërkim të shpirtit binjak.
Si lindi Shën Faustini?
Sipas legjendës, Faustini ishte një nga të rinjtë fisnikë që u bë kavalier. Lindi pagan, por u bë besimtar derisa u pagëzua me synimin për të përçuar fjalët e Zotit, duke u sistemuar fillimisht në Breshia, aty ku edhe e vranë më 15 shkurt dhe ku çuditërisht ka lindur së pari… festa. Po ç’lidhje ka me beqarët? Asgjë. Thjesht etimologjia e emrit “Faustin” duket se i sjell fat atyre që kërkojnë shpirtin binjak. Praktikisht, në Breshia festohej dita e këtij shenjti dhe me këtë justifikim, djemtë beqarë mund të njihnin ndonjë vajzë dhe të kalonin…natën. Nga këtu lindi festa e beqarëve.
Përse festohet?
Sepse kremton në një farë mënyre të qenit “single” dhe në fund të fundit nuk është edhe aq keq të jesh i tillë. Me rastin e festës së beqarëve mund të bësh miqësi të reja, të flirtosh pa u ndjerë në faj dhe të shijosh të gjithë jetën tënde si beqar, njësoj sikur të mos kishte një të nesërme!



