Sozia e Cristiano Ronaldos, trajtohet si yll dhe ka marrë shumë famë (FOTO)
Biwar, i cili ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, ndalet në rrugë nga mjaft njerëz, që duan të bëjnë fotografi me të. Në vendin e tij, ai trajtohet si një njeri i famshëm, edhe pse i varfër.

“Shumë njerëz më thonë se dukem si Cristiano Ronaldo, pavarësisht faktit që unë jam arab, kurd”, tha ai për “Yahoo Sport”.
”Gjëja më e rëndësishme është që ta takoj CR7 një ditë”.
Për t’i ngjarë edhe më shumë yllit të Juventusit, 25-vjeçari vesh shpesh fanellën e Juventusit, ndërkohë që talenti i tij në fushën e futbollit lë shumë për të dëshiruar. Biwar Abdullah vjen nga një familje e varfër dhe e përballon jetën duke punuar në ndërtim. /Periskopi/







