Spahiu thotë se serbët e Kosovës nuk i besojnë shtetit tonë shkaku i flamurit kuq-e-zi, qan Halil Matoshi (Foto)

Spahiu thotë se serbët e Kosovës nuk i besojnë shtetit tonë shkaku i flamurit kuq-e-zi, qan Halil Matoshi (Foto)

Nexhmedin Spahiu, publicisti i njohur nga Kosova, ka vazhduar me postimet e tij politike që promovojnë ‘kombin e Kosovës’ edhe në vitin e ri dhe dekadën e re. Ky status e ka bërë me lot digjitalë z.Halil Matoshi, një tjetër promovues i kombit të Kosovës.

Ai pretendon se këto biseda i ka dëgjuar/përgjuar në pritje nëpër ambasada të vendeve mike të Kosovës, e të cilët provonin t’i bindnin [serbët] që të integroheshin në shtetin e Kosovës.

“Ata thonë: “Si t’i besojmë shtetit të Kosovës kur atij nuk i besojnë shqiptarët që janë shumicë në Kosovë?” Ata u thonë ambasadorëve: “Shqiptarët e Kosovës e dinë që nuk janë të aftë për shtet. Po ata shpresojnë që Shqipëria e merr Kosovën, prandaj pse t’i besojmë një shteti që nuk i besojnë as shqiptarët, shikoni flamujt e Shqipërisë kudo, këta mezi nuk presin me i marrë Shqipëria se vet nuk janë të aftë për shtet.”” – shkruan z.Spahiu, përcjell Periskopi.

Pas këtij statusi ka reaguar edhe Halil Matoshi me një emotikon duke qarë.

Kujtojmë se megjithatë sentimenti i kosovarëve ka ndërruar në vitet e fundit, me shumë më shumë prej tyre që e valëvitin flamurin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, së fundi edhe lideri i Vetëvendosjes që pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, z.Albin Kurti, ka çprioritetizuar projektin e “Bashkimit Kombëtar”. Madje, ai ka thënë publikisht se nëse një gjë e tillë do të ndodhte në të ardhmen, kjo duhej të bëhej në formën e dy shteteve brenda një federate.

Statusi i plotë: 

Më ka qëlluar shpesh të dëgjoj në pritje në ambasada se çfarë thonë serbët kur ambasadorët e vendeve mike të Kosovës tentojnë t’i bindin serbët që të integrohen në shtetin e Kosovës. Ata thonë: “Si t’i besojmë shtetit të Kosovës kur atij nuk i besojnë shqiptarët që janë shumicë në Kosovë?” Ata u thonë ambasadorëve: “Shqiptarët e Kosovës e dijnë që nuk janë të aftë për shtet. Po ata shpresojnë që Shqipëria e merr Kosovën, prandaj pse t’i besojmë një shteti që nuk i besojnë as shqiptarët, shikoni flamujt e Shqipërisë kudo, këta mezi nuk presin me i marrë Shqipëria se vet nuk janë të aftë për shtet.”

Shpërndaje në: