Spalletti: “Allegri fol mirë ose largohu nga këtu” (Video)

Spalletti: “Allegri fol mirë ose largohu nga këtu” (Video)

Luciano Spalletti bëri një gjest interesant pas ndeshjes Inter-Juventus gjatë kohës së deklaratave

Dje u zhvillua njëra nga ndeshjet më interesante të Serie A për këtë edicion, ku Juventusi mposhti Interin me rezultat 3:2 në minutat e fundit të takimit, transmeton Periskopi.

Pas ndeshjes, derisa Spalleti po jepte deklaratën e tij, ai iu drejtua trajnerit të Juves me fjalët “Allegri, fol me zë të ulët ose largohu nga këtu,”.

Fjalët e trajnerit të ‘Nerazzurëve’ bën që në studio të ‘Premium Sport’ të ftuarit të shpërthenin në të qeshur.

Kujtojmë që Spalletti ka raporte të mira me homologun e tij Max Allegrin dhe e gjithë ajo se çfarë ndodhi mbrëmë ishte thjesht shaka. /Periskopi/

Shpërndaje në: