Spalletti konfirmon: Icardi nuk dëshiron të luajë për Interin
Mauro Icardi nuk ka dashur të stërvitet me Interin, pavarësisht se ka marrë një ‘ok’ nga stafi mjekësor.
Sulmuesi argjentinas, e ardhmja e të cilit në klub është e pasigurt, u ankua për dhimbje në gju, pasi humbi ndeshjen ndaj Rapid Vienna më 13 shkurt në Europa Ligë.
Por mjekët nuk gjetën diçka specifike, dhe kësisoji Interi mori vendim t’i hiqet kapiteni, duke i konfirmuar problemet e mëdha mes tij dhe klubit, përcjell Periskopi.

”E vërteta është se ne e pyetëm Mauron nëse ndihej mirë dhe të vazhdonte stërvitjen”, tha Spalletti.
”Mjeku tha se sipas mendimit të tij ai kishte kaluar periudhat e nevojshme për trajnim. Por Mauro u përgjigj: “Jo, ende ndihem me dhimbje, do t’ju them kur ndihem gati për të luajtur”.
”E pranova atë që tha dhe u ktheva në shtëpi”, zbuloi tekniku i Inter. /Periskopi/



