Spalletti pjesën e parë me Zhegrovën e cilësoi si të turpshme, por i lumtur me të dytën: E rëndësishme ishte fitorja…!
Skuadra e Juventusit arriti fitore 2:0 ndaj Pafosit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Trajneri italian, Luciano Spalletti foli në konferencë për media pas ndeshjes dhe u shpreh jo i lumtur me pjesën e parë.
Në 45 minutat e para, luajti Edon Zhegrova – lojtari kosovar që u zëvendësua menjëherë në fillim të pjesës së dytë, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.
Dhe pikërisht për pjesën e parë, Spalletti u shpreh i pakënaqur.
“Pjesa e parë ishte e turpshme. Nuk jam i kënaqur. Në pjesën e dytë u liruam dhe patëm më shumë qetësi. Ishim më të organizuar dhe i morën tri pikët.
“E patëm pak të vështirë në mbrojtje. Ende duhet të rikuperojmë një mbrojtës së djathtë.
“Mbrëmë bëra një taktikë tjetër dhe lojtarët ende duhet të mësohen”, u shpreh Spalletti
Kujtojmë se mbrëmë ishte hera e parë që Edon Zhegrova luajti nga minuta e parë me fanellën e “Zonjës së Vjetër”./Periskopi/



