Spalletti tregon filozofinë e Interit për të ardhmen
Spalleti u prezantua ditën e mërkurë tek skuadra Nerazzure dhe për mediat foli për të ardhmen e skuadrës.
“Ekipi i të rinjve? Unë kam respekt të madh dhe përgëzoj Vecchin për suksesin me titull të vështirë dhe të rëndësishëm. Komplimentet e mia për djemt në fjalë”.
“Shpresoj se ata do të vazhdojnë të bëjnë mirë, gjë që është me rëndësi. Ne duhet që të shikojmë ata. Zakonisht të rinjt shikojnë ekipin e parë, por ne duhet të shikojmë te ekipi i të rinjve”.
“Arsyeja pse kam ardhur këtu është që të kthej Interin në rrugën e historisë”, u shpreh Spalletti.



