Spanja e rrezikon seriozisht përjashtimin nga Kupa e Botës, Rusi 2018
Presidenti i suspenduar i Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar, ka paralajmëruar se ka një mundësi serioze që Spanja të përjashtohet nga Kupa e Botës 2018, shkaku i ndërhyrjes qeveritare në trupin qeverisës të futbollit. Kjo për rastin e Kosovës, mund të përkthehej, së ta shkarkonte për shembull, Qeveria jonë kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, zt.Fadil Vokrri.
Villar, u arrestua në muajin korrik si pjesë e një operacioni kundër korrupsionit. Fifa i ka dërguar një letër Federatës Spanjolle, një gjë e konfirmuar për të përditshmen El Pais – raporton Periskopi, tha që është e shqetësuar me mungesën e pavarësisë
Federata Spanjolle po planifikon të mbajë zgjedhjet e reja për kryetar në muajin maj, por Fifa ka reaguar sërish duke iu tërhequr vërejtjen. Sipas rregullave të Fifas, federatat kombëtare të futbollit duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur pa lejuar përfshirjen e palëve të treta. Involvimi i Këshillit Kombëtar për Sportet [CSD] në Spanjë mund të bëj që Spanja të përjashtohet automatikisht nga të gjitha kompeticionet, përfshirë edhe Kupën e Botës Rusia 2018.



